Milan e kanë kthyer fokusin të mbrojtësi i Bolognas, Arthur Theate pasi që mbrojtësi i qendrës së LOSC, Sven Botman, ka pranuar kalimin në Newcastle
Kuqezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës të ri për ta zëvendësuar Alessio Romagnoli, i cili kaloi në Lazio si transfer i lirë pas skadimit të kontratës.
Sportitalia raporton që Botman e ka dëshiruar kalimin në Milan, por dallimi në mes të dy ofertave ishte shumë thelbësor, Newcastle praktikisht kishte ofertë dyfish më të madhe së ajo e italianëve, duke propozuar 40 milionë euro plus bonuse sipas paraqitjeve.
Fituesit e Scudettos tani do të kërkojnë alternativa më të lira, e këtu hynë lojtari i Bolognas, Theate.
Sky Sport Italia shkruan se Milan e ka pikasur mbrojtësin 22 vjeçar belg, i cili ka edhe tri paraqitje për Kombëtare.
Gjithanshmëria e tij është një element i rëndësishëm i këtij lojtari, pasi që ai mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë i krahut dhe është shumë i fuqishëm në ajër dhe ai ka shënuar dy gola në 31 paraqitje për Bolognan në Serie A.
Ai fillimisht ishte i huazuar nga KV Oostende, por Bologna aktivizoi të drejtën për blerje në shifrën prej gjashtë milionë euro.