Milan gati t’i rinovojë kontratën

April 20, 2023
1 minut lexim

Portieri i Milanit, Maignan, është duke bërë një performancë fantastike me kuqezinjtë.

Francezi padyshim që ka qenë lojtari kyç pothuajse në të gjitha sfidat e kuqezinjve dhe gjysmëfinalet u arritën falë pritjeve të tij fantastike.

Milani nuk gjendet i papërgatitur dhe synon të rinovojë kontratën me Mike Maignan.

Sipas raportimeve nga “MilanNews”, klubi kuqezi është gati të punojë për të dorëzuar rinovimin e kontratës së portierit francez në fillim të korrikut, në mënyrë që të jetë në gjendje të shtyjë më tej afatin e ri.

Maignan për momentin ka një kontratë deri në vitin 2026.

Marrëveshja e re bën që kontrata e tij të skadojë në vitin 2028, me një rritje të pagës pak më pak se 3 milionë euro. Milan gjithashtu do të provojë përsëri për rinovimin e Leao, i cili së bashku me portierin francez shihen si e ardhmja e klubit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Imazhet e fundit thuhet se dëshmojnë që Putin ka kryer një operacion për kancer

Story i radhës

Rama: Pas Laçit dhe me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun

Të fundit nga

ShkoLartë