Në një intervistë për Vanity Fair, Mila Kunis konfirmoi se ka gënjyer për moshën e saj në audicionin për serialin “That ‘70s Show”, me të cilin në fakt nisi rrugëtimin e saj në botën e aktrimit, ndërsa ishte vetëm 14 vjeçare në kohën e xhirimeve.
Nga “Black Swan” te “Friends With Benefits”, Mila ka pasur disa role të mëdha, por ajo mund të mos kishte qenë kurrë aktorja që e njohim sot nëse nuk do të ishte për një gënjeshtër që e kishte thënë në fillim të karrierës së saj.
Kunis, e lindur në vitin 1983, ka aktruar që nga viti 1994, kur u shfaq në një episod të serialit “Days of Our Lives”. Pas kësaj, pati disa role të tjera të vogla, por për shumëkënd u bë e njohur në vitin 1998, kur mori rolin e Jackie në serialin “That ‘70s Show”
Tashmë dihet se asokohe aktorja ishte vetëm 14 vjeçare kur u shfaq për herë të parë në serial, por për këtë nuk ishin në dijeni autorët e projektit.
Mila ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur kur foli në lidhje me thashethemet se ka gënjyer për moshën e saj: “Dua të jem shumë e qartë tani: gënjeva, në rregull? E bëra”.
Kunis, megjithatë, nxitoi të theksojë se gënjeshtra nuk zgjati shumë. Ajo shpjegoi se duhej të nënshkruante një kontratë përpara se të merrte rolin dhe shumë shpejt u zbulua se në fakt ajo ishte vetëm 14 vjeçare, ndërsa pjesa tjetër e kastit ishin më të vjetër se personazhet adoleshentë që i luanin.
Për fat të mirë, krijuesit e shfaqjes, Bonnie dhe Terry Turner, e kishin pëlqyer shumë performancën e saj, ashtu që nuk pati shumë rëndësi kur u mësua për moshën e vërtetë të aktores.
Aktorja e përshkroi zanafillën e “That ‘70 Show” si “kohën e lulëzimit të fëmijëve më të mëdhenj që luanin fëmijë më të vegjël”, kur ajo ishte në të vërtetë në të njëjtën moshë me personazhin Jackie.