Këtë vit ishte menduar që Michael Schumacher do të shfaqej në publik për herë të parë që nga aksidenti i tij me ski, i pësuar në vitin 2013.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Disa burime bënë me dije se legjenda e Formula 1 u shfaq në dasmën e vajzës së tij, Gina Maria në Spanjë, por kjo gjë nuk ndodhi.
Të paktën kështu pretendon një mik i tij.
Natyrisht, ende nuk dihet shumë për gjendjen e ish-pilotin gjerman, ndërsa shumë pak njerëz e kanë parë atë në dekadën e fundit.
Ish-bashkudhëtari i tij në Formula 1, Johnny Herbert dyshon në fakt se shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 u shfaq në publik në këtë vit.
Ai ishte shok skuadre me Schumacher kur ky i fitoi dy titujt e parë në karrierë.
“Gjithçka ishte gjithmonë e mbyllur rreth tij. Thashethemet e fundit janë se ai është paraqitur në dasmën e vajzës së tij. Fatkeqësisht, nga sa kuptoj unë, të gjitha ishin lajme të rreme dhe nuk ka asnjë të vërtetë në to”, theksoi Herbert, i cili gjatë karrierës voziti për ekipet Benetton, Stewart, Jaguar, Tyrrell, Lotus dhe Ligiers.
Pak gjëra dihen në të vërtetë për Schumacher dhe vështirë se dikush e ka pasur privilegjin që ta vizitojë atë.
Njëri prej tyre ka qenë Jean Todt, që dikur ishte njeriu i parë i Ferrarit.
Schumacher është njëri nga pilotët më të suksesshëm në historinë e Formula 1 me shtatë tituj (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004), me 91 fitore dhe 155 dalje në podium.
Familja po e ruan privatësinë e tij, e madje shumë miq dhe të afërm nuk e dinë gjendjen e tij.
Në një dokumentar të transmetuar në Netflix në 2021, bashkëshortja e tij Corina Schumacher tha se ai do të rehabilitohet, por se tash është “më ndryshe”.
Burimi: botasot.info