miku i princeshe dianes krahason princ harry n me nenen e tij ka nje dallim te madh 6a898e5cb6077

Miku i Princeshë Dianës krahason Princ Harry-n me nënën e tij: Ka një dallim të madh

August 22, 2026
1 minut lexim

Princi Harry është krahasuar shpesh me nënën e tij, Princeshën Diana, për shkak të marrëdhënies së tij të vështirë me familjen mbretërore dhe vendimit për t’u larguar nga detyrat zyrtare.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe mikut të Dianës, Richard Kay, mes tyre ekziston një ndryshim i rëndësishëm.

Kay thekson se, pavarësisht konflikteve dhe kritikave të saj ndaj familjes mbretërore, Diana nuk e ndërpreu asnjëherë plotësisht lidhjen me institucionin dhe vazhdoi ta shihte veten si pjesë të asaj bote.

Ndërsa Harry ka zgjedhur një rrugë dukshëm më të ndryshme pas largimit nga detyrat mbretërore.

Sipas Kay, kjo është një nga dallimet kryesore mes Princeshë Dianës dhe djalit të saj, pavarësisht ngjashmërive në mënyrën se si të dy janë ndier të pakënaqur me jetën brenda familjes mbretërore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia e emigranteve ne ceuta nisin varrimet e viktimave te paidentifikuara 6a898d91937c1
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia e emigrantëve në Ceuta/ Nisin varrimet e viktimave të paidentifikuara

kapen arme dhe municion arrestime ne tetove dhe gostivar 6a89924dd4e6e
Lajmi i radhës

Kapen armë dhe municion, arrestime në Tetovë dhe Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë