Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ish drejtori i CIA-s ndodhet në Tiranë. Mikëpritës të tij janë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ish deputeti i PS-së, Alket Hyseni.
Kjo është hera e parë që ish drejtori i CIA-s Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PS-së, ndau fotot e mikëpritjes së ish zyrtarit të lartë të SHBA-së.
“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA” shkruan Hyseni në facebook ndërsa e shoqëron dhe me dy foto.