Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Rama e ka cilësuar atë si mike të çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ndërsa i ka uruar sukses në përgjegjësinë e re shtetërore. Ai ka theksuar nevojën për unitet dhe bashkëpunim institucional, duke shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për qytetarët, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! 🇽🇰
Si mike e çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ju uroj suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore.
Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit.
Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.
Ju priftë e mbara, Presidente!
Burimi: botasot.info

