Fitorja e katërt radhazi për amerikanen Mikaela Shiffrin.
Skiatorja Shiffrin ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Semmering të Austrisë.
Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43:26 minuta, është më e shpejt për 34 qindtat se pozita e dytë, bashkëkombësja Paula Moltzan.
Festojnë skiatoret amerikane
Lena Dürr e Gjermanisë renditet në vend të tretë por me kohë më të dobët për 34 qindtat se pozita e parë.
Ky ishte sllallomi i pestë i sezonit dhe testi i fundit në vitin 2022.
Shiffrin fitoi gjithashtu dy të parat në Levi, Anna Swenn Larsson festoi në Killington dhe Wendy Holdener fitoi në Sestrier.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 675 pikë, pasojnë Vlhova me 506, Goggia 470 etj.
Në sllallom, Shiffrin udhëheq me 425 pikë, pasojnë Holdener me 370, Vlhova 280 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:43:26
2. Paula Moltzan (SHBA) +0,29
3. Lena Dürr (Gjermania) +0,34
4. Petra. Vlhova (Sllovakia) +0,76
5. Wende Holdener (Zvicra) +0,90
6. Anna Swenn Larsson (Suedia) +1,01
6. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1,01
8. Ana Bucik (Sllovenia) +1,55
9. Hanna Aronsson (Suedia) +1,71
10. Martina. Dubovska (Çekia) +2,07