Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.
Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22.
Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Shumë fansa menduan se po akordoheshin në lojë, por në fakt po shikonin një lojë të Pro Evolution Soccer.
Llogaria në Twitter VibesFoot postoi një pamje të ndeshjes, e cila u transmetua në YouTube, me mbishkrimin: “Më shumë se 2000 njerëz shikojnë një transmetim, duke menduar se janë përpara finales së Ligës së Kampionëve”.