Mijëra rusë e ukrainas ikën nga lufta, u zhvendosen në Serbi

1 minut lexim

Që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt në Ukrainë, më shumë se 104 mijë rusë dhe 18 mijë ukrainas të tjerë janë shpërngulur në Serbi.

Shumë nga të zhvendosurit janë punësuar në sektorin e IT-së në Serbi, shkruan Euronews.

“Ne kemi shumë mundësi këtu, madje disa që nuk i kemi pasur në Moskë. Ka shumë fusha që ne mund t’i plotësojmë si në aspektin e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe në sektorin e IT-së dhe profesioneve të tjera”, ka thënë Ilya Sechanov, që u shpërngul në Beograd në muajin mars.

Shumë prej të ardhurve shkuan në Serbi me fëmijë të vegjël, teksa këtë vit shkollor, 66 nxënës ukrainas dhe më shumë se 530 rusë janë regjistruar në shkollat ​​lokale.

Kërkesa për banesa me qira është rritur gjithashtu, me çmimin e qirasë në kryeqytetin e Serbisë që është dyfishuar në gjashtë muajt e fundit.

Pos Serbisë, mijëra rusë janë zhvendosur në Armeni, Turqi dhe Kazakistan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dështon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, Spanja dhe Sllovakia votojnë kundër

Story i radhës

Ardian Bujupi në një lidhje të re dashurie

Të fundit nga