Mijëra persona u përgjuan gjatë vitit 2021, cili është qyteti me koeficientin më të lartë kriminal në vend

April 8, 2022
1 minut lexim

Gjatë vitit të shkuar, një numër i madh qytetarësh u përgjuan me vendim gjykate ose kërkesë të prokurorisë. Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2021 janë përgjuar 3400 ose mesatarisht 9 qytetarë në ditë. Në listë nuk përfshihen interceptimet e personave të tjerë që komunikojnë me personat e vënë nën përgjim.

“Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2021, janë ekzekutuar gjithsej 1534 vendime për përgjim të autorizuar nga gjykata në hetimet paraprake dhe 741 autorizime dhe urdhra të prokurorit. për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3664 pajisje fundore ne përdorim të 3412 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”, thuhet në raport.

QARKU ME MË SHUMË KRIME Në imazhin e përditshëm, Elbasani konsiderohet si qark problematik sa i përket krimeve, por raporti i kryeprokurorit Olsian Çela, jep një tjetër panoramë. Sipas këtij raporti, Vlora ka numrin më të lartë të krimeve përkatësisht, 1509 për 100 mijë banorë. Ndërkohë, Elbasani ka 736 për 100 mijë banorë duke u renditur më poshtë se një sërë qarqesh të tjera.

“Në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banore është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave te shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas disfatës në veri, strategu ushtarak australian vjen me një paralajmërim për taktikat e Putinit në luftë

Story i radhës

KRU “Gjakova”: Vazhdojnë edhe sot punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë