Mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor protestuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim protestuan sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, kryesisht ndaj spitalit Al-Ahli Baptist, transmeton Anadolu.

Në marshimin që filloi në sheshin Al-Manara në qendër të Ramallahut u protestuan sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Palestinezët dolën në rrugë edhe në qytete të tjera të Bregut Perëndimor, kryesisht në Al-Bireh, Nablus dhe Al Khalil (Hebron).

Mijëra persona me flamuj palestinezë në duar brohoritën slogane kundër Izraelit.

Sot, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim u mbajt një grevë e përgjithshme një ditore, pas sulmit të Izraelit mbrëmë ndaj një spitali në Rripin e Gazës ku humbën jetën rreth 500 palestinezë.





Story i mëparshëm

BMW do të përdorë standardin e karikimit të Tesla për makinat elektrike

Story i radhës

Çair, thirrje tifozëve për mbështetje sonte në derbin ndaj Metalurg-ut

Të fundit nga