​Mijëra njerëz pa energji elektrike në Australi

1 minut lexim

Moti i lig ka lënë mijëra njerëz në Australi pa energji elektrike, ndërsa evakuimet vazhdojnë mes kërcënimit të përmbytjeve.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë goditur pjesë të Tasmanisë dhe Viktorias në pjesët juglindore të vendit.

Të paktën një grua u deklarua e vdekur “pasi një pemë goditi një kabinë” në Moama, në kufirin shtetëror midis Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias, njoftoi transmetuesi SBS News.

Evakuimet kanë nisur që nga mbrëmja e së dielës, ndërsa më shumë se 158,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Ka rreth 1000 raportime për dëmtime në ndërtesa, si dhe pemë të rrëzuara, të cilat kanë bllokuar rrugët. Në pjesë të Melburnit ka rënë edhe breshër.

“Ishte absolutisht erë dhe shi i tmerrshëm,” tha Chris Kilby, një fermer në Tasmaninë veriore, çatia e të cilit u dëmtua pjesërisht. /AA

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Presidenti i Tajvanit: Nëse Kina do territorin tonë, duhet të kërkojë tokë edhe nga Rusia

Story i radhës

Për një muaj, Policia në Gjilan shqiptoi mbi 7 mijë gjoba

Të fundit nga