Mijëra gra dhe fëmijë vazhdojnë të largohen nga Ukraina

March 1, 2022
min lexim

Në tre ditët e para të sulmit rus ndaj Ukrainës, qindra mijëra banorë u larguan drejt Perëndimit. Sipas policisë kufitare ukrainase, vetëm më 27 shkurt mbi 120,000 njerëz u larguan nga vendi.

Shehini është një fshat në perëndim të Ukrainës, ku është krijuar një autokolonë që shtrihet rreth 30 kilometra deri në kufirin polak.

Njerëzit që përpiqen të largohen nga Ukraina kanë dy mundësi: ose të presin në radhë të gjatë ose të braktisin makinat e tyre dhe të ecin në këmbë.

“Kam dëgjuar për njerëz që kanë pritur 24 orë në radhë, kur autokolona ishte vetëm 6 kilometra gjatë. Tani ajo është 30 kilometra e gjatë”, tha për Zërin e Amerikës një banore e Ukrainës, që po përpiqet të largohet nga vendi.

Në këtë zonë gjen njerëz nga e gjithë Ukraina, nga qytete si Kievi, Zhitomiri, Mikolaivi, Kharkivi, Krivoi Rogu, Lviv dhe Ivano-Frankivski,

“Ata filluan të bombardonin bazat ushtarake, nuk ndiheshim të sigurt dhe vendosëm të largoheshim”, thotë një banore e një rajoni të Ukrainës që po sulmohet nga Rusia.

“Eshte e frikshme. Nata vjen dhe ne nuk mund të flemë. Ne kemi frikë”, tha për Zërin e Amerikës një banore tjetër e Ukrainës që po përpiqet të largohet nga vendi me fëmijët e saj.

Një autobus bën udhëtime të rregullta midis fshatit dhe kufirit, një transport i organizuar posaçërisht për gratë me fëmijë. Disa prej tyre kanë marrë me vete edhe kafshë shtëpiake.

“Tani më duhet ta mbaj për 30 kilometra! Por kjo është në rregull, nuk mund ta lë maçokun”, thotë një grua që po përpiqet të largohet nga vendi.

Në këtë zonë mund të shihni kryesisht gra dhe fëmijë. Ata pak burra që ndodhen këtu, po përcjellin të dashurit e tyre.

“Vendosëm t’i largonim fëmijët. Strehimi në bunkerë me fëmijët për t’u shpëtuar sulmeve me bomba është i tmerrshëm Ne do t’i çojmë fëmijët në Poloni dhe më pas do të kthehemi për të ndihmuar njerëzit tanë”, thotë një banor i Ukrainës.

Shifrat po ndryshojnë, por të paktën 300 mijë ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre që nga fillimi i sulmit rus. Ndërkohë, Polonia dhe vendet e tjera të BE-së po ofrojnë strehim falas për refugjatët ukrainas dhe kompania Airbnb tha se do të ofrojë strehim të përkohshëm falas për rreth 100,000 refugjatë ukrainas./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skuadra e kategorisë së dytë shokon Tottenhamin e Contes!

Story i radhës

Përgjaket shkolla shqipe

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë