mijera euro qarkullim ne sezonin e dasmave atk ne shenjester kengetaret sallat e bizneset e tjera 6a6745b859399

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

July 27, 2026
min lexim

Sezoni i dasmave, që gjeneron qarkullim të madh financiar, ka vënë në lëvizje Administratën Tatimore të Kosovës.

Institucioni ka nisur kontrolle të shtuara për të verifikuar deklarimin e të hyrave dhe përmbushjen e detyrimeve tatimore nga dhjetëra veprimtari që përfitojnë nga organizimi i ahengjeve familjare.

Administrata Tatimore e Kosovës ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet ndaj bizneseve dhe individëve që ofrojnë shërbime në dasma, ahengje dhe organizime të tjera familjare, në një periudhë kur ky sektor regjistron qarkullim të lartë financiar.

Sipas ATK-së, kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet që operojnë në këtë industri gjatë sezonit veror.

Në fokus të inspektimeve do të jenë sallat e dasmave dhe hotelet, këngëtarët dhe grupet muzikore, DJ-të, videografët dhe fotografët, si dhe bizneset që ofrojnë veshje ceremoniale, përfshirë fustanet e nusërisë dhe kostumet.

Kontrolle do të zhvillohen edhe ndaj makeup artistëve, hairstylistëve dhe frizerëve, kompanive që merren me dekorimin e sallave, organizatorëve të eventeve, ofruesve të ndriçimit dhe efekteve speciale, si dhe kompanive “Rent a Car” që ofrojnë automjete për dasma.

Në listën e veprimtarive që do të monitorohen përfshihen gjithashtu ëmbëltoret që përgatisin torta dhe produkte të tjera për dasma, si dhe luleshitësit që realizojnë aranzhime dhe dekorime me lule.

ATK u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionin, duke raportuar rastet e dyshuara të mosdeklarimit të të hyrave, moslëshimit të kuponëve fiskalë apo shmangies së detyrimeve tatimore. Raportimet mund të bëhen përmes platformës elektronike DENONCO ose përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin 038 222 165.

Institucioni rikujton se çdo biznes apo individ që ofron shërbime kundrejt pagesës është i obliguar të deklarojë të hyrat dhe të paguajë tatimet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Edhe vitin e kaluar, ATK u kishte bërë thirrje këngëtarëve, artistëve dhe subjekteve të përfshira në industrinë e argëtimit që të respektojnë detyrimet tatimore.

“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagesa e tatimeve është obligim ligjor”, thuhej në njoftimin e institucionit.

Administrata apelon për deklarim dhe pagesë të rregullt të të ardhurave, me qëllim të shmangies së ndëshkimeve ligjore.

Sipas të dhënave të ATK-së, vetëm gjatë periudhës janar–gusht 2024, nga këngëtarët janë mbledhur 2.3 milionë euro tatime, çka sipas institucionit pasqyron një rritje të konsiderueshme të deklarimit dhe pagesës së tatimeve nga artistët dhe performuesit e industrisë muzikore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercova fest nje feste e vertete per ato qe dje votuan aleksandrin 6a672f36c00eb
Lajmi i mëparshëm

Kërçova Fest, një festë e vërtetë për ato që dje votuan Aleksandrin

tre grupet opozitare pro marreveshjes 302 milione dollare me shba jo procedures se pershpejtuar 6a6746327587c
Lajmi i radhës

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Të fundit nga

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët. Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për
ShkoLartë