kercova fest nje feste e vertete per ato qe dje votuan aleksandrin 6a672f36c00eb

Kërçova Fest, një festë e vërtetë për ato që dje votuan Aleksandrin

July 27, 2026
1 minut lexim
ko

Një festival ku mungonte ajka e artistëve kërçovarë dhe ku nuk u respektua e kaluara kulturore e qytetit, vetëm festival nuk mund të quhet, por një festë e vërtetë për ato që dje votuan Aleksandrin. Paradoksalisht, ata që ankohen ( TV Gurra), se Komuna nuk ka mbështetur shoqatat shqiptare, në rreshtin e parë kishin Fatmir Limanin, një nga figurat që është bashkëpërgjegjës, së bashku me autorët e “Kërçova Fest”, për humbjen e Kërçovës. Këshilltarët e tij janë në koalicion me VMRO-në, ndërsa ai dikur premtonte se asgjë nuk do të ndryshonte në dëm të shqiptarëve. Ju që sot vajtoni për gjendjen e kulturës shqiptare, kërkoni llogari nga Fatmir Limani për dëmin që i është shkaktuar kulturës shqiptare nga Komuna dhe mos derdhni lot krokodili. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Prandaj, mos shisni moral dhe mos manipuloni në emër të mërgatës, ju që mbështetët Aleksandrin. Qytetarët i mbajnë mend premtimet dhe veprimet tuaja, prandaj dhe do merrni gjykimin që meritoni.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gostivar uji nga rrjeti perdoret per qellime teknike ekipet punojne per rikthimin e ujit te pijshem 6a672de2a6fdc
Lajmi i mëparshëm

Gostivar: Uji nga rrjeti përdoret për qëllime teknike, ekipet punojnë për rikthimin e ujit të pijshëm

mijera euro qarkullim ne sezonin e dasmave atk ne shenjester kengetaret sallat e bizneset e tjera 6a6745b859399
Lajmi i radhës

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë