Mijëra besimtarë myslimanë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për faljen e namazit të Bajramit

June 6, 2025
1 minut lexim

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam.

Dita nisi me faljen e namazit të Bajramit në xhami dhe me mijëra besimtarë myslimanë që u mblodhën në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, mëshirën dhe ndihmën ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre në nevojë.

Në këtë ditë, besimtarët therin kurban (zakonisht një dash, dele apo lopë), si një akt adhurimi dhe solidariteti. Mishi i kurbanit ndahet me familjen, fqinjët dhe njerëzit në vështirësi.

Kurban Bajrami është gjithashtu një kujtesë për të qenë sa më pranë familjes dhe për të forcuar lidhjet shoqërore dhe shpirtërore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Menduh Thaçi uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Të fundit nga

Sonte ndeshja Kosovë-Armeni

ombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Armeninë në një ndeshje miqësore që pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin Franco Foda dhe skuadrën e tij, në kuadër
sqmken
ShkoLartë