mijallkov deshiron te rikthehet ne biznes permes zk pellagonija dhe zdravje radovo 67e3f4d6de39b

Mijallkov dëshiron të rikthehet në biznes përmes “ZK Pellagonija” dhe “Zdravje Radovo”

March 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 mars – “Best Vej Investment”, kompania e Jordan Mijallkovit, djalit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, dëshiron sërish të jetë pronar i “Sofia Gradba”, kompania që është aksioneri më i madh në “ZK Pelagonija” dhe pothuajse njëqind për qind pronar i fabrikës së qumështit “Zdravje Radovo”, përcjell TV21.

Më 10 mars, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës mori njoftim se “Best Vej Investment” dëshiron të marrë kontroll të përbashkët me “Orka Holding” mbi “Sofia Gradba” përmes shit-blerjes së aksioneve.

Aksionet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë 50-50. Ndryshe, “Orka Holding” tashmë ka në pronësi “Sofia Gradba”, dhe partneri i dytë aktual është “Delta 2015 Konstrakshen”, transmeton “Faktor“. Mbetet për t’u parë nëse kompania “Delta 2015 Konstrakshen” do të shesë aksionet e saj.

Mijallkov, përmes “Best Vej Investment” ishte pronar i “Sofia Gradba”, në periudhën kur vendosi të dorëhiqet nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare (DSK), dhe të bëhet biznesmen. Por me hapjen e rastit “Perandoria”, humbi pronësinë.

“Best Vej Investment” aktualisht zotëron “Ompetrol Oil”, një kompani që merret me magazinim të karburantit me shumicë. Ndërsa përfshin pompat e benzinës “Best Way Oil”, kompaninë ndërtimore “Develop Group” dhe “Marriott Hotel-Shkup”.

Vitin e kaluar, në maj dhe qershor, pas mbylljes së rastiti “Perandoria”, Mijalkovët sërish u bënë pronarë të “SSI Investment” dhe “Business Properties Investment”, kompani me të cilat ishin të lidhura, por që deri atëherë ishin të regjistruara në emrat e Rubin Nuredinit dhe Serjozha Markovit.

Kjo lëvizje mund të shihet edhe si një “ngrohje e marrëdhënieve” mes Mijalkovit dhe biznesmenit Jordan Kamçev, përndryshe pronar i “Orka Holding”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeparlamentari gashi takon kryetarin e gjykates se auditimit te italise 67e3f49f0dbc2
Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi takon kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë

tentuan te fusnin 50 mije euro mallra kontrabande arrestohen dy shoferet e autobusit ne portin e durresit 67e3fa384978e
Story i radhës

Tentuan të fusnin 50 mijë euro mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët e autobusit në Portin e Durrësit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë