mihovci 9 milione euro investime ne infrastrukturen rrugore te gjilanit 660c2a254fb4a

Mihovci: 9 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore të Gjilanit

April 2, 2024
1 minut lexim

Investimet në infrastrukturën rrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen dita ditës. Për ndërtimin, asfaltimin, zgjerimin  e mirëmbajtjen e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve,  ndriçimit publik dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese dhe terreneve sportive në vitin paraprak ishin mbi 9 milionë euro.

Mentor Mihovci, drejtor për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se janë duke bërë  investime milionëshe në infrastrukturën rrugore. Sipas tij këto investime po bëhen prej fshatrave e drejt qendrës së qytetit, duke kthyer perspektivën edhe në pjesët rurale etj.

“9 milionë e 21 mijë e 495.29 euro është vlera investimeve. Kjo po bëhet me qëllim për të krijuar jetë më e mirë për qytetarët”, tha Mihovci.

Më tej ai shton se gjatë vitit të kaluar janë realizuar dhjetëra projekte. E po ashtu edhe sivjet kanë nis të realizohen, me qëllim të ngritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Krahas infrastrukturës rrugore, janë realizuar projekte edhe në infrastrukturën tjetër bazike në ujësjellës, ndriçim, gjelbërim, kanalizime e punë tjera.

Sipas drejtorit, për këto projekte me bashkë financim për vitin 2023 janë investuar 5 milionë  e 581 mijë e 856.93 euro. Projekte nga shpenzimet kapitale, janë investuar 2 milionë e 836 mijë e 132. 19 euro.

Për mirëmbajtjen verore të rrugëve, janë investuar 306 mijë e 105. 05 euro. Në mirëmbajtën e ndriçimit në qytet e fshatra, janë investuar 297 mijë e 401. 12 euro.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nese doni paqe pergatituni per konflikt lukashenko bjellorusia po behet gati per lufte nuk e fshehim 660c28f838b39
Story i mëparshëm

“Nëse doni paqe, përgatituni për konflikt”, Lukashenko: Bjellorusia po bëhet gati për luftë, nuk e fshehim

taylor swift i bashkohet klubit te miliardereve 660c2c06ede01
Story i radhës

Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë