Mihalis Rokas edhe zyrtarisht ambassador i ri i BE-së në Shkup

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka zyrtarizuar emërimin e diplomatit grek Mihalis Rokas për ambasador të ri të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Rokas aktualisht ushtroi postin e Ambasadorit të BE-së dhe Shefit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Malajzi, nga dhjetori i vitit 2020. Përpara kësaj, ai ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë të BE-së dhe Shef i Delegacionit në Zelandën e Re, dhe më pas si Shef i Departamentit të Mbështetjes së Delegacionit në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

“Në përshtatje me rotacionin diplomatik të rregullt, Borrell ka emëruar gjithsej 44 kryetarë të rinj delegacionesh dhe zyrash të BE-së në mbarë botën. Procesi i tyre i emërimit do të bëhet zyrtar pas miratimit nga vendet pritëse”, njoftoi EEAS.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Deputetja shqiptare nga Maqedonia e Veriut në KiE ia përmend Serbisë vrasjen e familjes Jashari

Story i radhës

“Skifterët” në Durrës në gjueti për “Range Rover”, vidhet një tjetër automjet, ja çfarë rezultoi nga kamerat e sigurisë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez