Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka uruar festën e vitit të ri.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se viti 2023 le të jetë vit i shpresës, mirëqenies ekonomike dhe sociale, respektimit të dinjitetit dhe kundër dhunës në familje.
Tutje ai ka thënë se gjatë vitit 2023 te ketë mirëkuptim, koordinim dhe bashkëveprim mes pozitës dhe opozitës në raport me dialogun dhe Serbinë.
“Gëzuar Viti i Ri 2023. Shëndet dhe lumturi për secilin.Me theks të veçantë mirëkuptim, koordinim dhe bashkëveprim mes pozitês dhe opozitës në raport me dialogun dhe Serbinë. Viti 2023 le të jetë vit i shpresës, mirëqenies ekonomike dhe sociale, respektimit të dinjitetit dhe kundër dhunës në familje. Gëzuar!”, ka shkruar Miftaraj.