Miftaraj: Raporti i Progresit konstaton se viti 2024 ka qenë i dështuar

October 31, 2024
1 minut lexim

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD) i ka cilësuar të gjeturat e Raportit të Progresit të publikuara dje nga Komisioni Evropian si një nga raportet më të këqija që Kosova i ka pranuar nga viti 2015.

“I kemi mbi 90% të rekomandimeve që Kosova duhet të vazhdojë t’i zbatojë rekomandimet e dhëna në raportin e vitit 2023. Komisioni Evropian po konstaton që viti 2024 ka qenë vit i dështuar sepse institucionet nuk i kanë zbatuar, andaj ato mbesin valide dhe duhet të implementohen në vitin 2025”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur se si pjesa më e mirë i takon drejtësisë dhe jo qeverisjes.

“Pjesa më pozitive e raportit ishte suksesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, por jo ndonjë sukses i qeverisë, MPB-së, MD-së, Kuvendit të Kosovës, që do të ndikonte që të kemi forcim në sundimin e ligjit apo në integrim evropian”, ka thënë Miftaraj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngjarja në Shkodër/ Ja sa vite burg rrezikojnë autorët

Story i radhës

I bie të fikët në mbyllje të emisionit? Akrobatja i vendos Bieta Sulos gjarpërin mbi kokë, ja si reagoi moderatorja

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë