microstrategy tashme me brendin e ri strategy rifillon fushaten e blerjes se bitcoin 67ab55d625a8c

MicroStrategy, tashmë me brendin e ri Strategy, rifillon fushatën e blerjes së Bitcoin

February 11, 2025
1 minut lexim

Kompania e softuerit Strategy, ish-MicroStrategy, rifilloi blerjet e Bitcoin javën e kaluar pas një ndërprerje e cila erdhi në fund të një fushate 12-javore blerjesh të vazhdueshme në vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Strategy tha ditën e Hënë se kishte shpenzuar edhe 742.4 milionë dollarë të tjera duke blerë 7,633 monedha portokalli gjatë periudhës 3-9 Shkurt.

Për 12 javë me radhë kompania bleu Bitcoin ndërsa tërhoqi vëmendjen pas nuk bleu asnjë Bitcoin në javën e fundit të Janarit. Sot numëron 478,740 Bitcoin që kanë vlerën e 46.4 miliardë dollarëve bazuar në vlerën e Bitcoin në këto momente që shkruajmë.

Mesatarisht Strategy ka shpenzuar 65,033 dollarë për Bitcoin. Javën e kaluar kompania kaloi nëpër një ribrandim duke u përqendruar më shumë në Bitcoin.

Nën drejtimin e Michael Saylor, ish-kompania e softuerit filloi të blinte Bitcoin në Gusht të 2020 si një mënyrë për tu mbrojtur nga inflacioni. Vlera e aksioneve të saj është rritur me 2,200 përqind ndërsa investitorët kanë blerë për të fituar ekspozim ndaj Bitcoin.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbi 84 mije vota nga diaspora ja kur nis numrerimi 67ab5305befa4
Story i mëparshëm

Mbi 84 mijë vota nga diaspora, ja kur nis numrërimi

janevska eshte krijuar aplikacion nepermjet te cilit prinderit do te ndjekin progresin arsimor te femijeve te tyre 67ab56122a7df
Story i radhës

Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë