Kanë kaluar 4 vite që kur doli në shitje Surface Studio 2m desktopi all-in-one i Microsoft që premtonte një zgjidhje fleksibël.
Duke qenë se ka kaluar një kohë e gjatë, ajo që prisni me versionin e ri shumë gjasa është diçka e veçantë? Përgjigja jonë është po dhe jo në të njëjtën kohë. Surface Studio 2+ është dukshëm më i shpejtë sesa paraardhësi falë procesorët të gjeneratës së 11-të dhe grafikave RTX 3060.
Por këtë vit jemi impresionuar gjithashtu nga çipet hibride Intel të gjeneratës së 12-të të cilët ofrojnë performancë ndjeshëm më të lartë sesa gjenerata e 11-të.
Vetëm imagjinoni sa intrigues do të ishte Surface Studio 2+ me një procesorë 16 bërthamësh HX të gjeneratës së 12-të. Ajo që prisni nga një kompjuter 4300 dollarësh është të ketë harduerin më të shpejtë të mundshëm? Jo më kot Microsoft nuk e ka quajtur Surface Studio 3.
Studio 2+ ka të njëjtin ekran 28-inç me bosht fleksibël. Dizajni është po i njëjti ndërsa risi e këtij modeli janë portat Thunderbolt 4 USB-C dhe Dolby Vision HDR.
Microsoft pretendon se i7-11370H në Surface Studio 2+ është 50% më i shpejtë sesa Studio 2 dhe deri në 5 herë më i shpejtë sesa modeli origjinal i 2017-ës.
Shoqëruar nga grafikat RTX 3060, që është dy herë më e shpejtë sesa GTX 1060 në Studio 2, ky desktop i ri do të jetë padyshim i shpejtë. Megjithatë një geek hardueri vazhdimisht do të shqetësohet nga ideja pse nuk ka çipet Intel të gjeneratës së 12-të.
Studio 2+ vjen me 32GB RAM DDR4 dhe 1TB SSD. Ndërsa dëshironi të blini kompjuteri së bashku me Surface Pen, tastierë dhe maus, duhet të shpenzon 300 dollarë më shumë duke e dërguar koston në 4,500 dollarë me çipet e vitit të kaluar ë Intel.
Porositë për Surface Studio 2+ fillojnë sot ndërsa shitje nga 25 Tetori. /PCWorld Albanian