microsoft pushon nga puna dy punonjes qe protestuan per lidhjet e kompanise me izraelin 67f50fb649580

Microsoft pushon nga puna dy punonjës që protestuan “për lidhjet e kompanisë me Izraelin”

April 8, 2025
1 minut lexim

Microsoft ka pushuar nga puna dy punonjës që ndërprenë festimin e 50-vjetorit të kompanisë për të protestuar ndaj punës së saj në furnizimin me teknologji të Inteligjencës Artificiale për ushtrinë izraelite, sipas një grupi që përfaqëson punëtorët.

Microsoft akuzoi një nga punonjësit në një letër të hënën për përfundimin e punës për sjellje të pahijshme “të projektuar për të fituar famë dhe për të shkaktuar përçarje maksimale në këtë ngjarje të shumëpritur”.

Kompania thotë se punonjësja tjetër kishte njoftuar tashmë dorëheqjen e saj, por të hënën e urdhëroi atë të largohej pesë ditë më herët.

Protestat filluan të premten kur inxhinierja e softuerit të Microsoft, Ibtihal Aboussad, u ngjit drejt një skene ku një ekzekutiv po shpallte veçoritë e reja të produktit dhe një vizion afatgjatë për ambiciet e AI të Microsoft.

“Ju pretendoni se ju intereson të përdorni për mirë inteligjencën artificiale, por Microsoft i shet armët e AI ushtrisë izraelite”, citohet të ketë thënë ajo.

“Pesëdhjetë e mijëra njerëz kanë vdekur dhe Microsoft fuqizon këtë gjenocid në rajonin tonë”.

Protesta e detyroi CEO të Microsoft AI, Mustafa Suleyman të ndalonte fjalimin e tij ndërsa po transmetohej drejtpërdrejt nga kampusi i Microsoft në Redmond, Uashington.

Ndër pjesëmarrësit në 50-vjetorin e themelimit të Microsoft ishin bashkëthemeluesi Bill Gates dhe ish-CEO Steve Ballmer. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

emerllahu peson lendim te rende 67f50ec662476
Story i mëparshëm

​Emërllahu pëson lëndim të rëndë

dita nderkombetare e romeve osmani takon delegacionin e partise se romeve te bashkuar te kosoves 67f512fe20f99
Story i radhës

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Osmani takon delegacionin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë