Microsoft premton të sjellë Call of Duty në konsolat Nintendo

December 7, 2022
1 minut lexim

Microsoft premtoi të sjellë Call of Duty në Nintendo dhe bëjë të disponueshëm lojën për 10 vite në konsolat e kompanisë në fjalë nëse blerja Activision Blizzard aprovohet.

Phil Spencer, CEO i Microsoft Gaming, bëri të ditur qëndrimin e kompanisë në rrjetin social Twitter duke shtuar se Microsoft mbetet i përkushtuar të sjellë më shumë lojëra tek më shumë njerëz.

Spencer në të kaluarën ishte shprehur gjatë një interviste se Microsoft synon ta trajtojë Call of Duty njëlloj si Minecraft që është i disponueshëm në thuajse çdo platformë dhe do të dëshironte ta shihte në Nintendo Switch.

Një përkushtim 10-vjeçar do të thotë se loja do të lëshohet edhe për modelet e ardhshme të Switch.

Për më tepër Spencer ka njoftuar në Twitter se Microsoft do të vijojë të ofrojë CoD në Steam, krahas Xbox pasi marrëveshja të mbyllet. Këto premtimet duket sikur shkojnë për Komisionin Federal Tregtar në SHBA për të marrë aprovimin e tyre.

FTC do të diskutojë blerjen me Microsoft pas dyerve të mbyllura. Një raport i fundit nga Politico thoshte se Microsoft ka dështuar të bindë FTC në lidhje me blerjen se nuk do ta përdorë në kurriz të rivalëve.

FTC është e shqetësuar se blerja e Activision Blizzard nga Microsoft do ti jepte këtij të fundit një avantazh të padrejtë dhe të reduktojë konkurrencën në treg. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dënohen dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari në Kosovë

Story i radhës

Putin thotë se kërcënimi i luftës bërthamore “në rritje” – por këmbëngul se Rusia nuk e filloi konfliktin në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë