Microsoft ofron ekspertizën për forcimin e sigurisë kibernetike në Europë

June 5, 2025
1 minut lexim

Microsoft do të ofrojë pa pagesë një program të sigurisë kibernetike për qeveritë Europiane dhe u lançua ditën e Mërkure për të shtuar mbrojtjet e tyre kundër kërcënimeve kibernetike.

Pas një rritjeje të sulmeve kibernetike në Europë, shumë ekspertë i lidhën me sulmet që vinë nga aktorë shtetërorë në Kinë, Iran, Korenë e Veriut dhe Rusi.

“Nëse arrijmë të sjellim në Europë atë çfarë kemi zhvilluar në SHBA, do të forconte mbrojtjet e sigurisë kibernetike për institucionet Europiane,” tha presidenti i Microsoft Brad Smith.

Sulmet kibernetike duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese kanë shënuar një boom në dy vitet e fundit. Në shënjestër nuk kanë qenë vetëm infrastrukturat por edhe përhapja e informacionit të rremë.

Microsoft gjurmon keqpërdorimin e modeleve AI të saj duke parandaluar kriminelët kibernetik ti përdorin për qëllimet e tyre. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti: Ftoj opozitën shqiptare ta votoj ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve, AZGJ do të ngrihet në nivel më të lartë (VIDEO)

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë