Microsoft nxjerr në shitje produktin e ri Audio Dock

1 minut lexim

Spekulimet për një altoparlant nga Microsoft ishin të vërteta sepse në evenimentin e datës 12 Tetor gjiganti i Windows prezantoi Audio Dock dhe siç emri sugjeron është një kombinim i një altoparlanti dhe një hub për laptopët.

Dizajni qendërzohet rreth një altoparlanti që përhap tingujt në të gjitha drejtimet por gjithashtu përfshin një lidhje 60W USB-C për karikimin e kompjuterit, dy porta USB-C, një portë HDMI 2.0 dhe një portë USB-A.

Në praktikë do të thotë se mund të lidhni dy monitorë dhe të kenë hapësirë për një maus të jashtëm.

Siç mund të imagjinoni, kompania beson se pajisja e re mund të përdoret për takimet online. Ka butona të mëdhenj të dedikuar për mikrofonin dhe lançimin e Teams.

Nëse jeni përdorues të Google Meet dhe Zoom, hardueri mbështet kompjuterët Mac dhe shërbimet në fjalë.

Audio Dock do të kushtojë 250 dollarë dhe del në shitje më 25 Tetor. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndarja me Afronën/ Blero deklarohet për herë të parë, lidhja jonë….

Story i radhës

Komisioni i 6 janarit, pritet të publikojë detaje ‘të papritura’ mbi sulmin në Kapitol

Të fundit nga