Microsoft ndan lajmin e papritur për përdoruesit e Windows 10

Windows 10 22H2 do të jetë versioni përfundimtar i sistemit operativ, tha Microsoft përmes një postimi në blog ditën e Enjte. Duke ecur përpara, të gjitha edicionet e Windows 10-ës do të mbështeten me përditësime mujore të sigurisë deri më 14 Tetor 2025 kur Microsoft të heqë përgjithnjë mbështetjen.

Microsoft inkurajon përdoruesit tashmë të kalojnë në Windows 11 sepse Windows 10-ta nuk do të ketë më asnjë funksionalitet të ri.

Tashmë që Windows 11-ta ka qenë e disponueshme prej mëse një viti e gjysmë nuk është çudi që kompania të fillojë të tërhiqet gradualisht nga Windows 10, një sistem operativ i lançuar në 2015-ën.

Kompania mori një hap përpara kur vendosi të mos shesë më shkarkime Windows 10 në Janar dhe tani e dimë se kur mbështetja për Windows 10-ën do të përfundojë zyrtarisht. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Kryeministri britanik: Mbretëria e Bashkuar dhe Italia ndajnë vlera “shumë të përafërta”

Story i radhës

“Inceneratori i Elbasanit duhet të fiket”/ Luçiano Boçi: Të ndalojmë një dhunë masive që na ka dënuar si komunitet, me vdekje!

Të fundit nga