Një gjykatës ka refuzuar kërkesës e Komisioni Federal Tregtar për parandalimin e blerjes së Activision-Blizzard nga Microsoft për 68.7 miliardë dollarë.
Microsoft dhe Activision kanë thënë se do të braktisnin marrëveshjen e shkrirjes nëse gjykatësja Jacqueline Scott Corley do të merrte masa.
Ajo tha se blerja e Activision nga Microsoft mund të jetë një prej më të mëdhave në histori dhe meriton që të vihet nën presion. Sipas saj ky presion ka detyruar Microsoft që publikisht të garantojë Call of Duty në PlayStation për 10 vite krahas Xbox.
Gjithashtu ka bërë marrëveshje me Nintendo për ta sjellë tek Switch dhe hyrë në disa marrëveshje për të vendosur përmbajtjet e Activision në disa shërbime cloud gaming.
Menjëherë pas deklaratave të Corley, presidenti i Microsoft Brad Smith tha se kompania ishte mirënjohëse vendimit të gjykatës.
Edhe Activision Blizzard reagoi duke thënë se vendimi është në të mirë të konsumatorëve dhe punonjësve të saj. Autoritetet Amerikane tashmë po planifikojnë lëvizjen e radhës ndërsa vendimi i gjykatës i jep dritën jeshile Microsoft të mbyllë marrëveshjen përpara afatit përfundimtar që është 18 Korriku. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL