Microsoft mban një eveniment të veçantë më 21 Shtator

August 18, 2023
1 minut lexim

Microsoft filloi tu dërgojë mediave ftesa për një eveniment të veçantë që do të mbahet në Nju Jork muajin e ardhshëm. “Shënoni kalendarët tuaj për të Enjte, 21 Shtator 2023, për një eveniment të veçantë të Microsoft,” shkruante ftesa.

Zakonisht Microsoft mban evenimentet Surface në Shtator ose Tetor dhe gjasat janë që të shohim harduerë të rinj nga Microsoft muajin e ardhshëm.

Është spekuluar se kompania po punon në Surface Go 4, Surface Laptop Studio 2 dhe Surface Laptop Go 3. Së fundi Windows Central raportoi se Surface Laptop Studio 2 do të vijë me procesorët më të fundit Intel, një kartë grafike më të fuqishme dhe më shumë porta.

Gjithashtu Microsoft raportohet se ka braktisur një model Surface Go 4 me procesorë ARM në favor të procesorëve Intel. Ndërsa Surface Go 3 thuhet se do të vijë më gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel së bashku me një variant bazë me konfigurim të përmirësuar.

Evenimenti gjithashtu mund të hedhë dritë mbi përditësimin e ardhshëm madhor të Windows 11-tës. Në fillim të vitit Microsoft tha se planifikon të lançojë një përditësim për Windows 11-ën në Shtator ku përfshihet edhe mbështetja për skedarët RAR dhe 7-Zip, mikser volumi dhe qasje e hershme në Windows Copilot. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kuvend: Mbaroi debati për seancën e 123-të

Story i radhës

Kanada, evakuimet në Territoret Veriperëndimore për shkak të zjarreve po përballen me vështirësi

Të fundit nga

Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Shkup

Pasditen e sotme, Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe reshje breshëri. Stuhia preku disa zona të ndryshme të qytetit. Në
sqmken
ShkoLartë