Microsoft mban më 16 Mars një eveniment për AI

March 7, 2023
1 minut lexim

Tani që Microsoft ka zbuluar planet për të ndryshuar Bing Search përmes inteligjencës artificiale, kompania është gati të hedhë dritë mbi mënyrën sesi teknologjia në fjalë do të influencojë vendin tuaj të punës.

Kompania do të organizojë një eveniment “Future of Work with AI” më 16 Mars. Edhe Microsoft nuk jep shumë detaje, pritet që të prezantojnë CEO i kompanisë Satya Nadella së bashku me shefin e Microsoft 365 Jared Spataro.

Në Shkurt The Verge raportoi se Microsoft mund të lançojë aplikacionet popullore të Microsoft 365 si Outlook dhe Word me inteligjencë artificiale. The Information pretendon se Outlook do të përdorë AI për të përmirësuar rezultatet e kërkimit dhe sugjeruar replika të e-mail-it.

Ndërkaq në Word do të bëjë sugjerime për plotësimin e fjalive.

Kompania gjithashtu po lançon funksionalitetet AI për sipërmarrjet. Dynamics 365 dhe Viva Sales tashmë kanë një Copilot AI që ndihmon me replikat për bisedat me konsumatorët apo e-mail-et, bën përmbledhje të takimeve në Teams dhe eksploron të dhënat e marketingut.

Ky ekspansion nuk është një surprizë. Microsoft ka integruar AI në shërbime si Teams dhe po investon në OpenAI prej disa vitesh. Së fundi ka investuar 10 miliardë dollarë dollarë në OpenAI. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagon mbrojtësi i Bayernit

Story i radhës

“Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën euroatlantike”

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë