Microsoft lançon PC Game Pass në 40 vende të botës përfshirë Shqipërinë

March 1, 2023
1 minut lexim

Microsoft lançoi ditën e sotme PC Game Pass për 40 vende të botës në Evropë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme ku ndër to është edhe Shqipëria.

Kjo e sjell 86 numrin e vendeve ku PC Game Pass është i disponueshëm. Përdoruesit në këto vende mund të blejnë lojëra nga dyqani i Microsoft njëlloj sikur ta blinin nga Steam por nuk kanë pasur akses në PC Game Pass gjer më sot.

Ata mund të regjistrohen në programin PC Game Pass Preview dhe të paguajnë një çmim promocional për muajin e parë. Përfshihen të gjitha lojërat që janë të disponueshme në Amerikën e Veriut dhe Britani, përfshirë titujt e fundit nga EA Play.

Game Pass ka shtuar Mundfish’s Atomic Heart më 21 Shkurt. Merge & Blade, Soul Hackers 2, F1 22, dhe Wo Long: Fallen Dynasty vine në Mars.

I vetmi funksionalitet që mungon e lançimin e fundit është cloud gaming. Përdoruesit mund vetëm të shkarkojnë dhe instalojnë lojërat lokalisht dhe jo të luajnë përmes streaming.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë pjesë e kësaj liste.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdogan: Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit

Story i radhës

3 shenjat e Horoskopit që do të bëjnë shumë para gjatë muajit mars

Të fundit nga

ShkoLartë