Microsoft lançon aplikacionin rival të Canva

min lexim

Microsoft lançoi ditën e Mërkure një aplikacion të thjeshtë të dizajnit grafik quajtur Designer dhe do të jetë i disponueshëm falas si pjesë e suitës së aplikacioneve të produktivitetit Office.

Softueri përfaqëson një alternativë të Canva, aplikacionit të dizajnit me 100 milionë përdorues aktivë në muaj. Canva është një prej startupeve më me vlerë në botë dhe vitin e kaluar vlerësohej me 40 miliardë dollarë.

Microsoft nga ana tjetër është përpjekur të demonstrojë vlerën e abonimeve Office duke shtuar opsione të reja ndërsa në fillim të vitit rriti koston për disa prej paketave për bizneset.

Office kontrollon tregun dhe konkurrenti më i afërt është Google.

Por gradualisht Canva është vënë pas pjesëve kyçe të Office. Fillimisht lançoi një alternativë të PowerPoint në 2021 ndërsa në Shtator bleu një aplikacion për editimin e dokumenteve duke sfiduar Word.

Canva thotë se ka 55 mijë ekipe që paguajnë për softuerët e saj me konsumatorë si Amazon, FedEx, PepsiCo, Pfizer dhe Salesforce.

Me aplikacionin Designer Microsoft fillimisht po shënjestron konsumatorët. Lançimi i tij gjithashtu mund ta vërë Microsoft përballë Adobe dhe mjeteve të saj pa pagesë si Adobe Express.

Është një zhvillim pasojat e të cilit mbeten për tu parë nisur nga bashkëpunimi i ngushtë mes Microsoft dhe Adobe me mbi 30 integrime produktesh.

Aktualisht Designer mund të provohet online por përdoruesit duhet ti bashkohen një liste pritjeje. Sapo të bëhet i disponueshëm gjerësisht, Microsoft do të ofrojë një version falas por edhe një premium pjesë e paketave Microsoft 365 Personal dhe Family. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Begaj pret kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Kanadasë

Story i radhës

Zhdukni kollën e fortë dhe torturuese me këto përbërës

Të fundit nga