Microsoft publikoi versionin e fundit eksperimental të përditësimin 22H1 të Windows 11-ës ditën e Marte por gabimisht e bëri të disponueshëm për tu shkarkuar edhe në kompjuterët me procesorët të pa mbështetur.
Qindra insajderë të Windows kaluan kompjuterët e tyre nga Windows 10 në Windows 11 pavarësisht se kishin një procesor të vjetër.
Microsoft ka aplikuar kufizime strikte për Windows 11-ën duke lënë miliona kompjuter me Windows 10-ën. Më shumë se asgjë veprimi i gabuar i Microsoft riktheu vëmendjen edhe njëherë në politikën kontroverse të kompanisë me përditësimet.
Windows 11-ta kërkon që të keni të paktën një procesor Intel të gjeneratës së 8-të ose AMD Zen. Edhe pse ekzistojnë mënyra për të instaluar Windows 11-ën në kompjuterë të pambështetur, Microsoft nuk lejoi as testuesit ta provonin gjatë fazës eksperimentale.
Microsoft tha se është duke hetuar shkakun. /PCWorld Albanian