Microsoft kërkon të integrojë ChatGPT në Bing për të konkurruar me Google

Microsoft raportohet se do të lançojë një version të Bing i cili përdor ChatGPT për tju përgjigjur kërkimeve të përdoruesve.

The Information raportoi se Microsoft planifikon të lançojë funksionalitetin e ri përpara fundit të muajit Mars për ta bërë motorin e kërkimit Bing më konkurrues me Google.

Duke përdorur teknologjinë pas ChatGPT, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale ndërtuar nga OpenAI, Bing do të ofronte përgjigje më përshtatshme në vend të lidhjeve me informacion.

Google dhe Bing shfaqin informacionin përmes lidhjeve.

Përdorimi i ChatGPT nga Microsoft do të ndihmonte rivalin e Google, Bing, të konkurrojë më mirë me Google Knowledge Graph, një bazë informacioni që Google e përdor për tju përgjigjur pyetjeve direkte.

Nëse ambiciet e Microsoft janë të vërteta, mund të shkojë më tutje duke ofruar funksionalitete të reja të inteligjencës artificiale.

ChatGPT solli komunikimin me inteligjencën artificiale për masat vitin e kaluar duke ju mundësuar përdoruesve jo vetëm të shkruajnë poema, të shkruajnë ese, kod por edhe të kursejnë orë të gjata pune.

Bazuar në GPT-3.5, një model i madh gjuhë lançuar vitin e kaluar, ChatGPT ka habitur internetin me aftësinë e tij për të gjeneruar përgjigje autentike.

Microsoft ka një marrëdhënie të ngushtë me OpenAI, një prej kompanive lider në botë të inteligjencës artificiale. Në 2019-ën investoi 1 miliardë dollarë dhe ka një licencë ekskluzive për të përdorur gjeneruesin e tekstit AI GPT-3. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për shkak të mjegullave ulet dukshmëria në disa akse rrugore të Maqedonisë

Story i radhës

Italia s’mund të jetë një “ndërmjetës i ndershëm” në konflikt, thotë Rusia

Të fundit nga