Microsoft ka planifikuar të shtojë integrimin e Teams në Outlook. Gjiganti i softuerit ka filluar testimin e funksionalitetit të ri dhe Microsoft thotë se do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit duke filluar nga muaji Mars i vitit të ardhshëm.
Integrimi i bisedës duket të jetë i kufizuar vetëm për Outlook calendar dhe do të jetë i dobishëm për takimet me organizatorët dhe pjesëmarrësit për të diskutuar takimet në kohë reale në vend të dërgimit të e-maileve.
Microsoft ka planifikuar të përfshijë mesazhet e Teams në Outlook për ueb. Ky funksionalitet është planifikuar për muajin Shkurt së bashku me sugjerimet me inteligjencë artificiale për bisedat Teams.
Një pamje e zgjeruar për kartat e profilit të Teams gjithashtu po vjen në Shkurt.
Ky integrim i ri i Outlook dhe Teams vjen pas një numri shtesash që erdhën në Microsoft Teams siç është planifikimi i dërgimeve, anketat e menjëhershme gjatë takimeve, rezultate të përmirësuara kërkimi apo një buton për shfaqjen e mesazheve të palexuara.
/PCWorld Albanian