microsoft i jep fund makthit te gjate te perdoruesve te windows 11 es me fjalekalimet wi fi 646f944b9e2a9

Microsoft i jep fund makthit të gjatë të përdoruesve të Windows 11-ës me fjalëkalimet Wi-Fi

May 25, 2023
1 minut lexim

Microsoft ka punuar për të sjellë një mënyrë më të lehtë të shikimit të fjalëkalimeve Wi-Fi në Windows zbuloi kompania përmes një postimi në blog.

Funksionaliteti i ri vjen në versionet eksperimentale Insider Preview dhe është lançuar në kanalin Dev.

Me ndërtimin e ri 23466 të Windows 11-ës, mund të shikoni çelësat SSID në tekst duke shkuar në  Settings > Network and internet > Wi-Fi dhe më pas në Manage known networks. Më pas mund të zgjidhni SSID dhe të klikoni View Wi-Fi security key dhe kaq mjafton.

image 1

Aktualisht fjalëkalimi Wi-Fi i rrjetit ku jeni i lidhur në atë moment në Windows 11 është i fshehur në opsionin Wireless Device Properties duke klikuar kutinë “show characters.”

Për të parë fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi që jeni lidhur por nuk jeni aktualisht në të duhet të shkoni në command prompt dhe disa komanda netsh.

Ndryshimi do ta bëjë më të lehtë zbulimin e fjalëkalimeve Wi-Fi kur keni nevojë pa pasur nevojë të kontrolloni etiketën e routerit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

rusia perserit se eshte e vetedijshme per perfshirjen e ukraines ne sulmin me drone ndaj kremlinit 646f94094ffec
Story i mëparshëm

Rusia përsërit se është ‘e vetëdijshme’ për përfshirjen e Ukrainës në sulmin me dronë ndaj Kremlinit

cfare ndodhi papritur punonjeset e nje fabrike perfundojne ne spital 646f95ae5610c
Story i radhës

Çfarë ndodhi papritur? Punonjëset e një fabrike përfundojnë në spital

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë