microsoft i jep fund aplikacionit ikonik qe erdhi per te konkurruar me siri dhe

Microsoft i jep fund aplikacionit ikonik që erdhi për të konkurruar me Siri dhe Alexa

June 5, 2023
1 minut lexim

Prezantimi i Windows Copilot sinjalizoi fundin e Cortana në sistemin operativ desktop të Microsoft. Tashmë sipas Windows Central, gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se nuk do të mbështetë më aplikacionin Cortana për Windows pas 2023.

Microsoft lançoi Cortana si një asistent zanor për pajisjet Windows mobile në 2014-ën. Ishte menduar si përgjigja e kompanisë ndaj Apple Siri e madje është më i vjetër sesa Amazon Alexa edhe pse nuk arriti asnjëherë nivelin e njohjes dhe popullaritetit të tyre.

Përgjatë viteve Microsoft ndryshoi vazhdimisht planet me asistentin virtual derisa në 2021 vendosi ta tërheqë nga Android dhe iOS. Madje kompania e hoqi nga pajisjet e partnerëve siç janë altoparlantët inteligjentë.

Në Windows, Microsoft ndryshoi statusin e tij disa herë ndërsa nga fundi i vitit do ti japim lumturinë përfundimtare.

Microsoft tha se përdoruesit ende do të kenë akses në funksionalitetet e fuqishme të produktivitetit në Windows dhe Edge përmes Bing Chat dhe teknologjisë GPT-4 të OpenAI.

Kompania prezantoi së fundi Microsoft 365 Copilot për të krijuar përmbajtje brenda aplikacioneve Office nëpërmjet kërkesave me tekst. Në fund të Majit kompania në konferencën e saj Build tha se Copilot do të bëhej një mjet integral i Windows 11-ës. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

vjen reagimi i rashices pasi u shpall kampion me galatasaray 647da3ac724cf
Story i mëparshëm

Vjen reagimi i Rashicës pasi u shpall kampion me Galatasaray

arabia saudite do te shkurtoje prodhimin e naftes me 1 milion fuci ne dite ne korrik 647da49fca7bb
Story i radhës

Arabia Saudite do të shkurtojë prodhimin e naftës me 1 milion fuçi në ditë në korrik

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë