microsoft e ben te lehte nderrimin e shfletuesit te preferuar ne windows 11 6244b2c882a1f

Microsoft e bën të lehtë ndërrimin e shfletuesit të preferuar në Windows 11

March 30, 2022
1 minut lexim

Microsoft ka vendosur ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të ndryshojnë shfletuesin e preferuar në Windows 11.

Një përditësim me numër KB5011563 ka filluar të lançohet te përdoruesit e Windows 11-ës të cilët mund të ndryshojnë shfletuesin parësor me një klikim.

Pasi testoi funksionalitetin në Dhjetor, metoda e re me një klikim po lançohet tek të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës.

Kur debutoi Windows 11 nuk e kishte një opsion të tillë dhe ende ishte në fuqi skema e përdorur në Windows 10.

Madje Microsoft detyroi përdoruesit të ndryshojnë manualisht aplikacionin që do të hapte HTTP, HTTPS, .HTML, dhe .HTM.

Mozilla, Brave dhe Chrome kritikuan qasjen e Microsoft.

Në përditësimin fundit tashmë përdoruesin mund të shkojnë në hapësirën e dedikuar të aplikacioneve parësore dhe të zgjedhin mes shfletuesve.

Siduket Microsoft dëgjoi kritikat e përdoruesve dhe u përgjigj menjëherë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbreteria e bashkuar prezanton ligje te reja qe synojne oligarket ruse 6244b28ced174
Story i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar prezanton ligje të reja që synojnë oligarkët rusë

turqit nuk i pranojne rezultatet e regjistrimit 6244b5984d8fb
Story i radhës

Turqit nuk i pranojnë rezultatet e regjistrimit

Të fundit nga

ShkoLartë