Microsoft dhe Nintendo nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për Call of Duty

Microsoft ka firmosur një marrëveshje 10-vjeçare me Nintendo e cila do të na japë mundësi të luajmë ‘’Call of Duty’’ edhe në Nintendo. Microsoft po mundohet të ofrojë akses të kësaj loje në çdo lloj platforme duke rezervuar të drejta të barabarta.

Nintendo po kryen edhe një marrëveshje tjetër me Activision Blizzard që të fitojë të gjitha të drejtat e kësaj loje në krahasim me kompanitë e tjera. E njëjta ofertë është ofruar për kompani të tjera si PlayStation duke shtuar konkurrencën midis të gjitha platformave të lojërave online.

Një padi është ngritur edhe ndaj Microsoft ditët e fundit ku akuza është mbi mosbesimin ndaj kësaj kompanie për veprimet që po merr kohët e fundit duke krijuar shumë marrëveshje mbi lojërat online. Marrëveshja me Nintendo është ligjërisht e lejueshme dhe kjo do ta ndihmojë në përballjen që do të ketë këtë javë në Gjykatën e Komisionit Europian.

Mbikqyrësit e kësaj marrëveshje nuk janë plotësisht dakord me këtë veprim që po marrin kompanitë dhe kërkon që Microsoft të heqë dorë nga Activision dhe nga loja e Call of Duty. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mos prekni deputet me dorë”, përplasje mes opozitës dhe gardës së Kuvendit shqiptar

Story i radhës

Aksidenti në Ferizaj, flasin nga Klinika Intensive për gjendjen e gruas shtatzënë

Të fundit nga