Microsoft filloi lançimin e përditësimit Windows 11 2022, njohur edhe si 22H2, për mbi 190 vende të botës në fund të Shtatorit.
Siç ndodh rëndom me përditësimet e kësaj madhësie, përdoruesit hasëm probleme, nga ekranet blu të vdekjes tek ngecje të performancës në video lojëra.
Problemet e performancën në video lojëra u shkaktuan nga një keqfunksionim driver-i. Nvidia e adresoi në Shtator duke këshilluar përdoruesit të kalojnë në versionin më të fundit të aplikacionit GeForce.
U desh më shumë se një muaj që Microsoft të pranonte problemet me Windows 11 22h2, se po vriste performancën e video lojërave. Më pas konfirmoi se po punonte për të rregulluar çdo gjë e tashmë ka mbërritur.
Përditësimi KB5020044 është opsional. Mjafton të shkoni në Settings, më pas Windows Update dhe të klikoni Check for Updates për ta instaluar.
Sjell disa rregullime përveç adresimit të performancës së video lojërave si OneDrive, Themes, Windows Spotlight etj.
Microsoft shkruan se për shkak të orëve të kufizuar të punës gjatë fundivitit, ky do të jetë përditësimi i fundit jo-sigurie për 2022. /PCWorld Albanian