Microsoft 11 vjen me mbështetje për USB4 Gen 4 80 Gbps

Windows 11 po vjen me një mbështetje USB4 Gen 4, e cila është e aftë të funksionojë me shpejtësi deri në 80 Gbps.

Microsoft tani po siguron që sistemi operativ i kompanisë të mund të funksionojë me gjeneratën e fundit të USB, e cila pritet që së shpejti të hyjë në përdorim.

Sipas kompanisë, USB4 2.0 80 Gbps fillimisht do të arrijë në pajisjet e zgjedhura me procesorë të gjeneratës së 14-të nga Intel.

Një ndër pajisjet e para Windows me mbështetje USB4 2.0 do të jetë laptopi Razer Blade 18.

Përveç kësaj, kompania po eksperimenton edhe me aftësinë e Windows 11 build 23615 për të funksionuar me Inteligjencën Artificiale Copilot.

Story i mëparshëm

Tentoi të abuzojë seksualisht me fqinjën e mitur, e pëson keq efektivi i policisë

Story i radhës

Oda Ekonomike: Partitë në programet zgjedhore të fokusohen te Ekonomia!

Të fundit nga