Micotakis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

1 minut lexim

Kirijakos Micotakis në Samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington foli edhe për Marrëveshjen e Prespës. Micotakis tha se ka informuar kolegët e tij, për faktin se kryeministri i Maqeodnisë së Veriut Hristijan Mickoski nuk po e zbaton një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit.

“Nuk do të zbulojmë armët tona nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga Marrëveshja”, u shpreh kryeministri grek Micotakis.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Në Kosovë abuzohet me aspirinë”: Kardiologu me një vërejtje për përdorimin e këtij ilaçi

Story i radhës

Një helikopter ushtarak ndihmon në shuarjen e zjarrit në poligonin ushtarak në Pepelishtë

Të fundit nga