Mickovski: VMRO mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese

min lexim

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, arseton vendimin e partisë së tij për të mos mbështetur ndryshimet Kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjet Bullgare. Sa i përket mbështetjes së referendumit që po inicohet nga “E majta” Mickovski për TVM2 tha se ajo nismë ka kahje ndryshe nga ajo që e kishte VMRO-DPMNE por që nuk përjashtoi mundësinë e mbështetjes së të njejtës pasi të arrijë në Kuvend dhe të shqyrtohet. Edhe një herë ripërsërti se nëse pushteti i arrinë ndryshimet Kushtetuese me mbështetjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ai do të tërhiqet nga skena politike.

“Shpjegimi i Qeverisë përfshi dhe Kryetarin Pendarovski ,ishte që ne tani ta ndryshojmë Kushtetutën dhe nesër kur të ulemi në bisedime ,nëse e shohim që kërkesat janë me të vërtet tendencioze nga ana e historianëve bullgar, të tërhiqemi nga negociatat. Kështu kjo gjë nuk shkon,këto janë gjëra të fëmijëve ,njerëz serioz bëjnë strategji serioze dhe e zbatojnë të njejtën.Në këtë mënyrë hapim dyert për shumë problem të cilat në kuptimin historik të fjalës. Për njërën anë, Sofjen zyrtere, do të nënkupton rilarjen e fakteve të vërteta historike dhe ne këtë nuk mund ta lejojmë, që fëmijët tanë të mësojnë histori të rrejshme, të ju mirret e drejta për vetvendosje dhe për identitetin personal të ndërtuar me shekuj.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Marketing

Story i mëparshëm

Kapiteni i Bullgarisë: Maqedonia e pret ndeshjen si politike!

Story i radhës

“Metafora e këngës së sirenave”, si lidhet kjo me vetëkontrollin në jetën tonë

Të fundit nga