Me referendum Maqedonia u bë e pavarur, kurse 31 vjet më vonë nëpërmjet referendumit vendit do ti kthehet dinjiteti.
Në këtë mënyrë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski duke uruar ditën e pavarësisë të Maqedonisë së Veriut, “8 Shtatorin”, shfrytëzoi rastin të bëj thirrje që të përkrahet nisma e VMRO-DPMNE-së për referendum.
“31 vjet më parë, ne u zotuam se do të bëjmë gjithçka për ta bërë Maqedoninë e pavarur një vend me të cilin do të jemi krenarë. Referendumi për pavarësinë tonë ishte një sfidë e madhe. Edhe atëherë kishte shumë pikëpyetje, dilema dhe kritika, por koha ka treguar se ky hap ishte historik. Tani, 31 vjet më vonë, ne përballemi me të njëjtën sfidë. Me referendum ta shpëtojmë vendin nga tentativat për shantazh dhe asimilim dhe të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian.”, ka shkruar Mickovski në facebook.