Mickovski: Kam 61 deputetë për ta rrëzuar qeverinë

min lexim

Lideri i VMRO-DPMNE-së nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj të vitit të ardhshëm. Mickoski është optimist se në janar do të ketë një shumicë të re parlamentare prej 61 deputetësh që do ta shpërndajë kuvendin. Beson se disa nga deputetët e BDI-së dhe LSDM-së janë nën presion. Megjithatë, nuk zbulon detaje nëse dhe me kë është diskutuar.

Marketing

“Gjithnjë e më e zëshme është pakënaqësia në radhët e grupeve parlamentare të partive që e mbështesin këtë qeveri. Para se gjithash e kam fjalën për BDI-në dhe LSDM-në. I inkurajuar nga këto sinjale që po i marr nga deputetë të BDI-së dhe LSDM-së mendoj se këtë vit do të gjenden 61 deputetë që do votojnë për shpërbërjen e parlamentit e do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pastaj do të vijë një qeveri që do të zgjidhet nga populli dhe një kryeministër jo i zgjedhur nga një rreth i ngushtë njerëzish, i cili do të punojë për interesat e popullit dhe të shtetit, jo interesat personale apo partiake.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai thotë se nëse nuk realizohen zotimet për zgjedhje të parakohshme në maj, është e papërshtatshme të insistohet, prandaj ato parlamentare duhet të mbahen së bashku me ato presidenciale, por thotë se për fatin e shtetit nuk mud të vendosë BDI.

“Nëse vërtet e besoni atë që thotë qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, se po punojnë mirë, se janë vërtet të suksesshëm, kjo vërtetohet në zgjedhje, sovrani i këtij vendi është populli, jo zyrtarët e BDI-së të mbështetur nga LSDM.”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Mickoski edhe një herë konfirmoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese, sepse këtë nuk ua premtuan qytetarëve. Mickoski ka kërkuar nga kryeparlamentari Xhaferi që të caktohet seancë për “balancuesin”, sepse sipas tij, kështu nuk është përfaqësimi i drejtë në institucione.

Story i mëparshëm

”Mos ma përdor kartën e gruas tani mua”/ Olta i kthehet keq Amosit: Doje keq para meje, jemi miq

Story i radhës

Banorët e “BBV Kosova” akuzojnë Xhuli Nurën se po u bën magji: Na ka “kënduar” nëpër hoxhallarë

Të fundit nga