Mickovski e përsëriti thirrjen drejtuar Kovaçevskit për takim liderësh për zgjedhjet e parakohshme

-ads3-

Kyetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski sot e përsëriti thirrjen drejt kryeministrit, Dimitar Kovaçevskit për takim liderësh në të cilin do të bisedohet për afatet për organizim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale si dhe për të gjitha sfidat që lidhen me këto procese.

Duke iu përgjigjjur gazetarëve, Mickovski tha se me Kovaçevskin duhet të diskutohet për të ardhmen e shtetit sepse janë dy procese thelbësore dhe komplekse dhe se duhet të përcaktohen afatet e zgjedhjeve, për qeveri teknike, për Kodin Zgjedhor, për misionin monitorues të OSBE/ODIHR-së.

“Dëshiron apo nuk dëshiron Kovaçevski, zgjeedhjet do të mbahen dhe duhet të diskutohet rreth asaj teme, ndërsa nëse mendon se nuk duhet të diskutohet, është përgjegjësi e tij. Mirëpo, duhet të kuptojë se ajo përgjigjësi, edhe tash që është kryeministër, edhe pasi që të mposhtet rëndë në zgjedhje, do të duhet ta mbajë me vete. Ai duhet të vendosë. Edhe një herë e përsëris, duhet të ulemi dhe të bisedojmë për afatet, për datat në mënyrë që të mund të organizojmë një proces, në të vërtetë, dy procese që janë shumë kryesore për Maqedoninë – zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe t’i shohim të gjitha mundësitë dhe sfidat e mundshme që lidhen me këto procese. Unë jam në dispozicion për këtë temë çdoherë kur ai dëshiron, ku do të ulemi dhe të bisedojmë”, deklaroi Mickovski pas takimit në Komunën Kisella Vodë.

Sipas tij, është logjike që të ketë zgjedhje të dyfishta dhe në kushtet aktuale të krizës të zvogëlohet kostoja sepse një proces zgjedhor është rreth shtatë deri në dhjetë milionë euro. Ai parashikon dallim të VMRO-DPMNE-së prej 150.000 votave në zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë dhe prej dhjetë deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit se “ka një Gruevski të madh dhe të vogël”, Mickovski ka komentuar se tek “Kovaçevski ka punuar Frojdi”, dhe se “gjërat e vogla që e frustrojnë do të duhet ta mbajnë atë gjatë gjithë jetës”.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor për sot, e premte 6 tetor 2023

Story i radhës

Çaji korean i sjellë përfitime të shumta lëkurës

Të fundit nga