Mickoskit ende po i pengon flamuri shqiptar në Kërçovë!

April 7, 2022
1 minut lexim

Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat.

Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd, shkruan Alsat.

E sipas kësaj, Mickoski akoma ka problem dhe po i pengon me të madhe flamuri shqiptar jo vetëm në Kërçovë por edhe në vendet tjera.

“Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le të valojë, askush nuk bën problem. Për kë do valojë kur zbrazen shkollat. Fshatrat janë bosh. Shkoni në Zajaz, shkoni në Osllomej. Shkoni edhe në Vraneshnicë dhe Drugovë. Është bosh gjithandej”, tha Mickoski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrjeti i Grave: Ngacmimi seksual, formë e përhapur e diskriminimit në Kosovë

Story i radhës

Ronaldo u kundërpërgjigj

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë