Mickoski vlerëson se është i gabuar vendimi i kryetarit të komunës së Strumicës për ta braktisur BNJVL-së

October 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendimi i kryetarit të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov që ta braktis BNJVL-në është i gabuar dhe se ky është vendim i tij personal, e jo i komunës.

“Nuk besoj se Strumica ka marrë vendim për braktisjen e BNJVL-së, atë e ka marrë kryetari i komunës së Strumicës. Sipas meje, ky është vendim i gabuar, por vendim është i tij, edhe pse mendoj se është marrë në një gjendje specifike dhe mendoj se nevojitet në fillim të konsultohet me Këshillin dhe nëse edhe Këshilli ashtu pa përgjegjësi sillet ndaj banotrëve të Strumicës, atëherë le ta kenë me fat”, tha Mickoski pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Pret që në zgjedhjet e ardhshme lokale, Strumica të ketë kryetar, i cili, siç tha, do të mendojë për banorët e Strumicës, e jo për frustracionet personale dhe partiake.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të duelit Arsenal – Liverpool

Story i radhës

Ahmeti mesazh liderëve ndërkombëtar/ Cënohet stabiliteti ndëretnik, po kthehemi në kushtet që ishin arsye për luftën e 2001!

Të fundit nga

ShkoLartë